Përgatituni, ky është parashikimi i motit për sot

spot_imgspot_img

Dita e martë në Kosovë pritet të nisë me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Gjatë mesditës dhe pasdites, kushtet atmosferike do të bëhen më të paqëndrueshme, duke krijuar mundësi për zhvillim të vranësirave të dendura dhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img