Moti në Kosovë gjatë ditëve të para të javës pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me shumë diell dhe temperatura të larta për këtë periudhë të vitit.
Të hënën, në Kosovë parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Moti i ngrohtë dhe me diell do të vazhdojë edhe të martën, me temperatura që pritet të shënojnë rritje.
Edhe e mërkura do të karakterizohet nga mot i ngrohtë, me periudha të gjata me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Moti të hënën në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të gjata me diell dhe temperatura relativisht të larta.
Edhe dita e martë pritet të jetë e nxehtë dhe me diell, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.
Të mërkurën, moti parashikohet të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë më shumë vranësira.
(Unaza Online)



