Parashikimi i motit për ditën e parë të muajit shtator

spot_imgspot_img

Moti në Kosovë gjatë së martës pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në zona të caktuara, sidomos gjatë zhvillimit të vranësirave, nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

Kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në territorin e Shqipërisë gjatë së martës. Pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet nga mot i kthjellët, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen herë pas here vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë mesditës dhe pasdites, reshje të dobëta shiu mund të regjistrohen në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët dhe të kufizuara në këto zona.

Ndërkohë, në atmosferë do të vijojë prania e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit, një dukuri që mund të ndikojë në dukshmëri dhe cilësinë e ajrit.

Në përgjithësi, territori do të vijojë të ketë mot të qëndrueshëm, me mundësi për reshje vetëm në zonat malore gjatë orëve të pasdites.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img