Përveç krizës politike, mungesa e presidentit të zgjedhur mund të krijojë edhe pengesa në zbatimin e ndryshimeve të propozuara për Ligjin për Specialen.
Juristi Anton Nrecaj ka deklaruar se edhe në rast se projektligji miratohet nga Kuvendi, ai nuk mund të hyjë në fuqi pa dekretimin nga presidenti.
Sipas tij, kjo e bën zgjedhjen e presidentit një çështje të ndërlidhur drejtpërdrejt me procesin e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe kalimin e disa rasteve në sistemin gjyqësor të Kosovës. Po ashtu, një nga propozimet lidhet me uljen e dënimit maksimal me burgim nga 25 në 15 vjet.
Kjo situatë e vendos Kuvendin përballë një presioni të dyfishtë: zgjidhjes së çështjes së presidentit dhe përfundimit të procedurave për ndryshimet në Ligjin për Specialen.
(Unaza Online)



