OVL-UÇK paralajmëron protesta në të gjitha komunat e Kosovës: Përgatituni

spot_imgspot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, protestat do të mbahen të premten, më 25 shtator, në orën 17:00, ndërsa protesta në Prishtinë do të nisë në orën 21:00.

OVL-UÇK ka bërë thirrje për pjesëmarrje të institucioneve komunale dhe qytetarëve, duke theksuar se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

“OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues. Në këtë situatë, OVL UÇK u bën thirrje të gjithë spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të jenë unikë dhe sa më parë të fillojnë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.”, thuhet në njoftim.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img