Njihuni me parashikimin e motit për sot

spot_imgspot_img

E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të vijojnë të rriten nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, duke sjellë kushte të nxehta në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin rreth 17°C, ndërsa maksimalet gjatë orëve të pasdites mund të arrijnë deri në 31°C.

Gjatë mesditës dhe pasdites, rrezatimi ultraviolet pritet të jetë i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve me rrezatim më të fortë, si dhe të përdorin masa mbrojtëse.

Kushtet e motit pritet të mbeten kryesisht të qëndrueshme, me temperatura të larta gjatë pjesës më të madhe të ditës.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img