Njihuni me parashikimin e motit për sot

spot_imgspot_img

Moti të hënën në Kosovë parashihet të jetë i freskët, me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.

Të martën, gjatë orëve të mëngjesit, në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa gjatë ditës pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Shqipëria pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm gjatë ditëve të para të javës, me alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave.

Të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore.

Të martën pritet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa të mërkurën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, pa ndryshime të theksuara në kushtet atmosferike.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img