Pjesa e parë e ditës së martë në Kosovë do të jetë e kthjellët dhe nxehtë. Gjatë pasdites pritet shtim i lehtë i vranësirave, por temperaturat do të mbeten të larta. Ndërsa gjatë natës, në disa zona priten reshje shiu të dobëta, pa intensitet të madh.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
Gjatë së martës, Shqipëria pritet të mbizotërohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme. Reshjet e shiut nuk priten, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Unaza Online)



