Një rast i ndjeshëm që përfshin një të mitur nën moshën 16-vjeçare është iniciuar në Gjakovë, pasi një vajzë 15-vjeçare dhe një 18-vjeçar janë paraqitur në Polici dhe kanë deklaruar se bashkëjetojnë prej muajsh dhe se e mitura është shtatzënë.
Rasti lidhet me C.F. 18-vjeçar dhe të miturën Sh.B. 15-vjeçare nga fshati Shishman i Gjakovës.
Dy të rinjtë janë paraqitur në Stacionin Policor, ku kanë raportuar se bashkëjetojnë që nga muaji janar i këtij viti.
Gjatë raportimit është bërë e ditur edhe se 15-vjeçarja është shtatzënë.
Për shkak të moshës së saj, lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Pas procedurave fillestare, rasti dhe personat e përfshirë janë marrë në trajtim nga Njësia e Hetimeve Rajonale, për vazhdimin e veprimeve hetimore..
(Unaza Online)



