Një person humb jetën pasi bie nga lartësia derisa po punonte

spot_imgspot_img

Media raportoi më herët për një vdekje të dyshimtë në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person kishte humbur jetën në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rreth orës 10:00 Policia është njoftuar se një person kishte rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një objekt në Veternik.

Viktima, një 49-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img