Një 14-vjeçar vdes pas therjes me thikë, arrestohet një 17-vjeçar

spot_imgspot_img

Mediat raportuan për një rast të rëndë që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një i mitur dyshohej se ishte therur me thikë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë”, tha Bytyqi.

Sipas tij, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës, një 14-vjeçari.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, po ashtu i mitur, rreth 17-vjeçar.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha ai.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img