Moti sot pritet të jetë i qëndrueshëm

spot_imgspot_img

Java e fundit e gushtit nis me temperatura të larta në pjesën më të madhe të rajonit. Moti sot pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me shumë intervale me diell, megjithëse gjatë pasdites në disa zona mund të zhvillohen vranësira dhe reshje të izoluara.

Në Kosovë, dita pritet të nisë kryesisht me diell dhe mot të ngrohtë. Gjatë pasdites mund të ketë shtim të vranësirave, veçanërisht në disa zona, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

Në Prishtinë temperaturat pritet të lëvizin rreth 16°C në mëngjes, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në 34°C.

Edhe në Shqipëri pritet një ditë e nxehtë dhe kryesisht me diell, me temperatura më të larta sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në orët e pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e territorit pritet të mbetet e thatë.

Moti në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta gjatë ditës. Temperaturat do të jenë të larta, veçanërisht në zonat e ulëta dhe në rajonin e Shkupit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img