Melihate Tërmkolli për LDK-në: Kjo humbëse e madhe

spot_imgspot_img

Ish zyrtarja dhe ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kritikuar ashpër LDK-në duke e quajtur humbëse të madhe.

“Mbrëmë kah zyrat e saj nuk kaloi kush as gjë tjetër veç hijes së një lubie, hijenave që hanin njëri tjetrin dhe do “hafijeve” për t’ja vënë drynin! Dëm i madh për Kosovën!”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social, facebook.

Ish një ndër zyrtaret më të vjetra të LDK-së, ka thënë që gjendja e tanishme e kësaj partie është e dhimbshme.

“E rëndë, e dhimbshme deri n’kupë t’qiellit, veçmas për ne që e bëmë LDK- n, lëvizje- parti të dritës, të lirisë e pavarësisë së Kosovës- Dardanisë tonë! Zoti e bekoftë Dardaninë!”, ka theksuar Tërmkolli.

Deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votimin e së hënës mbrëmë ku u hodh për miratim projektligji për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Poashtu, të zgjedhurit e popullit nga kjo parti nuk e votuan presidenten e re, Justina Shiroka – Pulës.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img