Miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është diskutuar në Komisionin Evropian.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, tha se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
“Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, u shpreh zëdhënësi.
Por sa i përket pyetjes për rolin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, derisa një e tillë ekziston edhe në Hagë, Wigand nuk pati ndonjë përgjigje.
(Unaza Online)



