Ky vend nis testimin në rrugë të teknologjisë autonome të Tesla-s

spot_imgspot_img

Franca ka nisur testimet në rrugë të sistemit Full Self-Driving (FSD) të Tesla-s, në një hap që mund të ndikojë në vendimin e ardhshëm për autorizimin e kësaj teknologjie në tregun evropian.

Testimet kanë për qëllim vlerësimin e performancës dhe sigurisë së sistemit në kushtet reale të trafikut francez. FSD është në gjendje të kryejë funksione si përshpejtimi, frenimi dhe drejtimi, por nuk konsiderohet ende një sistem plotësisht autonom dhe kërkon mbikëqyrjen e vazhdueshme të drejtuesit.

Autoritetet franceze pritet ta përfundojnë vlerësimin gjatë shtatorit. Rezultatet mund të përdoren në diskutimet për një autorizim më të gjerë të teknologjisë në Bashkimin Evropian.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img