Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për shmangien e zgjedhjeve të reja

spot_imgspot_img

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e respektojnë marrëveshjen mes dy partive për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e grupit multietnik, të cilët i ka njoftuar për bisedimet me LDK-në dhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Sipas Kurtit, mosrespektimi i marrëveshjes nga gjashtë deputetët e LDK-së po e pamundëson zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti theksoi se, pavarësisht zhvillimit negativ të djeshëm, është shënuar progres në numrin e votave për president. Sipas tij, Bekim Sejdiu aktualisht ka 74 vota, ndërsa Feride Rushiti kishte marrë 64 vota.

Kurti bëri të ditur se do të zhvillojë edhe konsultime me kryesinë e LVV-së.

Ai tha se gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dy janë njoftuar për situatën dhe zhvillimet brenda partive të tyre.

“Ne vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se përpara. Shohim çfarë mund të bëjmë në ditët në vijim”, tha Kurti.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img