Kurti: Besoj në marrëveshjeje për një emër konsensual për presidentin

spot_imgspot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, do të zhvillohet sapo të dakordohen për datën dhe kohën e takimit.

Kurti ka shprehur shpresën se takimet mes tyre do të çojnë drejt një marrëveshjeje për një emër konsensual për presidentin e Kosovës.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha Kurti.

Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, të dy liderët konfirmuan se për herë të parë kanë diskutuar për emra konkretë për postin e presidentit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img