Kosova në prag të një tjetër krize politike: 6 tetori afati për zgjedhjen e presidentit

spot_imgspot_img

Kosova është futur në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese skadon më 6 tetor.

Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Çështja e presidentit u ndërthur të hënën me debatin për Ligjin për Specialen. LVV-ja kërkoi që dy proceset të trajtohen së bashku, duke argumentuar se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe stabilitet politik.

Në anën tjetër, PDK-ja ka insistuar që fillimisht të përfundojë procedura për ndryshimin e Ligjit për Specialen, përpara se të arrihet marrëveshje për presidentin.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, sipas interpretimit të aktgjykimit të Kushtetueses, vendi do të mund të hyjë në një proces që çon drejt zgjedhjeve të reja.

Kështu, 6 tetori pritet të jetë një ditë vendimtare për të ardhmen institucionale dhe politike të Kosovës.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img