Kosova dështon në testin PISA, nxënësit mbeten në fund të ‘oqeanit’

spot_imgspot_img

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, ku Kosova është vlerësuar në fushat e shkencës, leximit, matematikës dhe zgjidhjeve kompjuterike.

Në testimin e zhvilluar nga 10 deri më 30 maj 2025, morën pjesë gjithsej 6 mijë e 632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shkolla.

Sipas rezultateve, performanca mesatare e nxënësve të Kosovës ishte:

Shkencë: 357 pikë;
Lexim: 340 pikë;
Matematikë: 350 pikë;
Zgjidhje kompjuterike: 359 pikë.
Në shkencë, rezultati ka mbetur në të njëjtin nivel me vitin 2022, kur Kosova kishte 357 pikë, ndërsa në lexim ka shënuar rënie të lehtë, nga 342 në 340 pikë. Në matematikë, rezultati është ulur për pesë pikë, nga 355 në 350 pikë.

Rezultatet në të katër treguesit kryesorë të performancës mbeten nën mesataren e vendeve anëtare të OECD-së.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img