Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar aksionin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit. Këtij aksioni, përveç deputetëve të PDK-së, i janë bashkuar edhe asamblistë e drejtorë komunalë nga Prizreni dhe Suhareka.
Asamblisti Dardan Berisha deklaroi se prania e tyre para objektit të qeverisë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj centralizimit të pushtetit dhe mos shpërndarjes së buxhetit nëpër komuna.
“Së bashku me deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, konkretisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e Aleancës, dhe ne si asamblistë të komunës së Suharekës dhe Prizrenit jemi këtu për të shprehur mllefin tonë të thellë dhe pakënaqësitë tona të cilat po bëhen kohëve të fundit nga pikërisht nga një deputet uzurpator që quhet Albin Kurti. Konkretisht jemi para objektit të qeverisë, objekt të cilin e ka uzurpuar deputeti siç thashë Albin Kurti, objekt i cili është ndërtuar mbi bazën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, por mbi të gjitha në këtë objekt janë marrë vendime të rëndësishme për vendin, janë marrë, janë dhënë ide dhe janë marrë projekte të cilat e kanë zhvilluar Kosovën, ë por mbi të gjitha ë ka pasur një buxhet më të pakët se sa sot. Ky buxhet sot nuk shtrihet as në komunat të cilat nga vijmë ne, sepse po mundohet të centralizojë edhe komunat, ë konkretisht sidomos edhe në rekrutimin e pu- punëtorëve të administratës, ë mbi të gjitha pronat dhe kështu ne jemi shumë pakënaqur. Ne do të jemi çdo ditë këtu së bashku me deputetët deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës“, tha ai.
Anëtari i Kryesisë, Genc Prelvukaj tha se Kurti nuk e ka në fokus qytetarin.
“Realisht është ironia kryesore që zoti Kurti, pra shkon me Partinë Vetëvendosje, nuk e ka më në fokus qytetarin. Për të është e parëndësishme domethënë se një familje vazhdon ta vuajë krizën ekonomike, i zbraz frikshëm nuk ka mjete pune, një fëmijë që ndoshta ka bukë të pamjaftueshme në tavolinë, një polic që detyrohet të punojë punë shtesë për të kaluar muajin, minatorë që punojnë në kushte të vështira, domethënë edhe shumë e shumë kategori të tjera të qytetarëve tanë, por e rëndësishme për të dhe partinë e tij apo formacionin e tij politik është shfryerja e egos së vet kundrejt opponencës politike dhe ta zgjedhë përplasjen, bllokimin institucional në vend të bashkëpunimit, në vend të kompromisit, në vend të formimit të institucioneve ë konform rregullave dhe të banalizojë me një institucion ë apo vendin kryesor të politikës në vend ku merren, duhet të merren çdo ditë vendime pozitive për shoqërinë, për mirëqenien popullore. Por për fat të keq kemi një vazhdim të bllokadës, vazhdim të problemeve të shkaktuara vetëm prej tyre dhe me këtë rast të shprehim edhe si parti politike, si Partia Demokratike e Kosovës, shprehim edhe njëherë pakënaqësinë dhe revoltën tonë në lidhje me zhvillimet e fundit“, tha Prelvukaj.
(Unaza Online)



