Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell. Megjithatë, gjatë orëve të ditës pritet shtim i vranësirave në disa pjesë të vendit, ku nuk përjashtohen zhvillime të përkohshme konvektive. Këto zhvillime mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike. Sasitë e reshjeve pritet të jenë të vogla.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
Gjatë ditës së mërkurë, moti në Shqipëri pritet të karakterizohet nga alternime mes vranësirave dhe kthjellimeve. Orët e mëngjesit do të jenë më të vranëta, ndërsa pas mesditës priten më shumë intervale me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara, reshjet mund të jenë në formën e shtrëngatave të shkurtra, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Unaza Online)



