Ja kush po e kërkon frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale

spot_imgspot_img

Shefi ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, Dario Amodei, ka bërë thirrje që kompanitë e teknologjisë të ngadalësojnë ritmin e zhvillimit të modeleve gjithnjë e më të fuqishme të AI-së.

Amodei argumenton se zhvillimi po ecën me një ritëm që mund të tejkalojë aftësinë e shoqërisë për të kontrolluar rreziqet. Shqetësimet lidhen veçanërisht me përdorimin e AI-së për sulme kibernetike, mbikëqyrje, mashtrime dhe zhvillimin e armëve.

Sipas tij, zgjidhja nuk është ndalimi i përparimit teknologjik, por krijimi i mekanizmave më të fortë të sigurisë. Një nga propozimet është që vlerësues të pavarur të kenë akses të vazhdueshëm në sistemet e kompanive të AI-së për të kontrolluar masat e sigurisë dhe mënyrën se si menaxhohen rreziqet.

Debati vjen në një moment kur inteligjenca artificiale po kalon me shpejtësi nga mjet eksperimental në teknologji që ndikon drejtpërdrejt në ekonomi, siguri dhe jetën e përditshme.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img