Ja kush paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

spot_imgspot_img

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka thënë se zgjedhja e Presidentit të Kosovës është vështirësuar pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj marrëveshjes për një kandidat të përbashkët me Vetëvendosjen.

“Kurti na informoi për procesin e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së rreth propozimit për një kandidat të përbashkët për President të shtetit. Tani situata është bërë më e vështirë pas ndarjes së 6 deputetëve të LDK-së, të cilët janë kundër”, ka deklaruar Rexhepi.

Ajo ka vlerësuar se mbështetja e komuniteteve joshumicë nuk është e mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.

“Edhe përkundër mbështetjes sonë të përbashkët, është e pamundur të zgjidhet Presidenti pa mbështetjen e përfaqësuesve të tjerë politikë të partive shqiptare”, është shprehur ajo.

Rexhepi ka kërkuar që të zhvillohen bisedime me AAK-në, duke paralajmëruar se në mungesë të një marrëveshjeje mund të ketë zgjedhje të reja.

“Duhet të bisedohet me AAK-në rreth zgjedhjes së Presidentit. Mendoj se ata janë të gatshëm të votojnë. Në të kundërtën, shkojmë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme,  që nuk i konvenon askujt”, tha ajo.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img