Ja çfarë moti parashikohet për sot

spot_imgspot_img

Pas disa ditësh me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, e enjtja sjell një ndryshim të përkohshëm të kushteve atmosferike në Kosovë.

Gjatë ditës do të ketë intervale me diell, por edhe shtim të vranësirave. Në zona të ndryshme priten reshje shiu, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

Moti në Shqipëri gjatë ditës së enjte do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë mesditës dhe pasdites, në zonat malore pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje të izoluara shiu me intensitet të dobët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 33°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img