Duke folur për raportet mes partive politike lidhur me presidentin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se raportet politike në Kosovë janë të kushtëzuara.
“Vetëvendosja ka deklaratë zyrtare, ka komunikim publik përkundër takimit të së dielës që ka ndodhur në mes liderëve të partive politike, thuhet: ‘Nëse e votoni presidentin, e mundësojmë ndryshimin e ligjit’. Dhe në anën tjetër, kjo është deklaratë zyrtare e Vetëvendosjes, dhe në anën tjetër deklarata dhe qëndrimi zyrtar i PDK-së është: ‘Nëse e ndryshoni ligjin për Dhomat e Specializuara, ne ia votojmë presidentin’. Praktikisht, i komunikojnë në marrëdhënie të kushtëzuara”, ka thënë Haziri. “Nuk është kjo hapje për të diskutuar një çështje. Kjo është marrëdhënie e kushtëzuar për me zgjedhë një problem të rëndësishëm në këtë vend”, ka deklaruar ai.
(Unaza Online)



