Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026.
FSK-ja ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Sipas FSK-së, lëvizjet do të realizohen në kuadër të ushtrimit, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.”, thuhet në njoftim.
(Unaza Online)



