Endrit Thaçi me mesazh për partitë: Bashkohuni për ndryshimin e Ligjit për Specialen

spot_imgspot_img

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të bashkohen rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka folur për TV Dukagjini gjatë protestës “Jo në emrin tim”, ku u bëri thirrje subjekteve politike që ta mbështesin projektligjin.

“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, kanë dhënë mbështetje gjatë protestës.

“I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka thënë Endrit Thaçi.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img