Dy galaktika ‘përqafohen’ 200 milionë vite dritë larg

spot_imgspot_img

Një imazh i ri astronomik i publikuar nga NASA më 4 shtator ka sjellë në fokus një fenomen spektakolar: Dy galaktika spirale që po ndërveprojnë dhe bashkohen nën ndikimin e gravitetit, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Objektet, të njohura si NGC 7253 dhe Arp 278, ndodhen rreth 200 milionë vite dritë nga Toka, në drejtim të konstelacionit Pegasus. Imazhi është realizuar me teleskopin Gemini North, me diametër 8.1 metra, në Maunakea të Havait.

NASA shpjegon se përplasjet galaktike nuk janë thjesht një “aksident” kozmik. Ndërveprimi gravitacional mund të shkaktojë një riorganizim të madh të materies dhe të nxisë formimin e yjeve të rinj. Pra, ndërsa nga perspektiva njerëzore një përplasje galaktikash duket si një ngjarje katastrofike, në shkallën kozmike ajo mund të jetë gjithashtu një proces që krijon kushte për lindjen e gjeneratave të reja të yjeve.

Emri tradicional i dhënë kësaj pamjeje është “Nā ʻUhane Māhoe Huki Pū i ke Ola”, që mund të përkthehet si “Dy shpirtrat binjakë që tërheqin njëri-tjetrin duke krijuar jetë”. Imazhi është veçanërisht interesant edhe sepse objektivi u përzgjodh dhe u studiua në kuadër të një programi ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme.

Ndërkohë, NASA ka publikuar edhe udhëzuesin e saj të vëzhgimit të qiellit për shtatorin, ku përfshihen Venusi në shkëlqimin e tij maksimal, Hëna pranë Saturnit e Neptunit dhe afrimi i ekuinoksit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img