DioGuardi: Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës duke u përpjekur t’i tregoj botës së kush janë shqiptarët

spot_imgspot_img

Në Prishtinë është shënuar 37-vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, me seminarin “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”.

Ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi foli për lidhjen e tij me shqiptarët dhe përpjekjet për çështjen shqiptare në SHBA.

Duke kujtuar babanë e tij arbëresh, DioGuardi tregoi se prej tij kishte mësuar shprehjen “Gur-gur bëhet mur”.

“Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur t’i tregoj botës së kush jeni ju, shqiptarët.. Babai im nuk mundi ta bënte këtë, sepse nuk kishte arsimim. Ai ishte arbëresh, vinte nga Kukësi, Shqipëri. Babai im nuk kishte arsimim; ishte fermer”, tha ai.

Ai tregoi edhe një bisedë me babanë e tij.

“Kur kam dëgjuar fjalën gur-gur bëhet mur, kam filluar ta kuptoj pak gjuhën shqipe, dhe do t’i ndaj disa fjalë me ju. Babai im me tha gur-gur bëhet mur, unë i thashë mur-mur bëhet kala”, u shpreh ai.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img