Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka deklaruar se mbështet fuqishëm njohjen e Kosovës nga Ukraina, duke bërë të ditur se për këtë çështje ka sponsorizuar edhe një projektligj në parlamentin ukrainas.
“Jam përkrahës i fuqishëm i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Ukraina. Kam sponsorizuar një projektligj për këtë çështje në parlamentin ukrainas. Fatkeqësisht, presidenti Zelensky ka një qëndrim tjetër ka thënë ai.
Zelensky, pak ditë më parë gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar, ndërsa ka falënderuar Serbinë për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
(Unaza Online)



