Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

spot_imgspot_img

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur për informacione dhe prova që, sipas tij, lidhen me zyrtarë të qeverisë dhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar.

Berisha është ndalur te kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se disponon, sipas tij, prova direkte për përfshirjen e tij në disa çështje. Ai ka ngritur akuza ndaj SPAK-ut, duke pretenduar se institucioni nuk ka ndërmarrë veprime ndaj Ramës për një sërë çështjesh që ai i ka denoncuar publikisht.

Pyetje-përgjigje:

Besmir Lleshi: Doktor, akuzat tuaja kanë rezultuar gjithmonë të sakta. SPAK ka goditur individët që ju keni denoncuar vite më herët edhe pse mund të themi që puna e këtij institucioni lë shumë për të dëshiruar. Shqiptarët duan konfiskim të pasurive të vjedhura dhe kthimin e tyre tek shqiptarët. Gjithsesi, a mund të na tregoni sot ndonjë informacion ekskluziv për ndonjë zyrtar tjetër të implikuar me krimin e organizuar nga qeveria e Ramës? Në parlament pyetët ministren Ismaili nëse kishte qenë në zyrën e Agasit. A mund të dimë çfarë provash keni për këtë?

Sali Berisha: Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën!

Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës.

Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar.

Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014.

Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014.

Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron.  Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë.  Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë.

Pra, po të më pyesësh sot, Belinda Balluku, Olsi Rama, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Vangjush Dako dhe cilido, të gjithë pa përjashtim janë ushtarë të Edi Ramës.

Kështu që problemi më kryesor është ky, se SKAP nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën.

Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Arubën.

Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Luftar Hysën.

Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për 140 milionë euro të djegësit të Tiranës, të cilit ai me firmën e tij ia dha kompanisë 8 muaj para se ajo të regjistrohej.

Lidhur me atë zonjën, se paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.

Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.

Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: ‘na e ndërro pak ministrinë’.

Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë.  Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri.

Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.

Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin.

Po, po. Shumë e vërtetë.

Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë.

Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img