Kroacia në qendër të një çështjeje ndërkombëtare: Gjermania kërkon ekstradimin e ukrainasit të arrestuar për “Nord Stream”
Një zhvillim i rëndësishëm ndërkombëtar ka përfshirë Kroacinë, pasi autoritetet atje kanë arrestuar një shtetas ukrainas të kërkuar nga Gjermania në lidhje me hetimet për shpërthimet e vitit 2022 në tubacionet e gazit Nord Stream, transmeton gazeta “Unaza Online”.
I dyshuari, i identifikuar si Vlodymyr Zhuravlev, u arrestua në qytetin e Pulës më 19 gusht, në bazë të një urdhër-arresti evropian. Gjykata kroate ka vendosur mbajtjen e tij në paraburgim, ndërsa pritet të zhvillohet procedura për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Sipas prokurorëve gjermanë, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të përfshirë në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në Detin Baltik. Hetimet gjermane pretendojnë se grupi ka përdorur zhytës të trajnuar për operacionin.
Çështja ka marrë përmasa të mëdha ndërkombëtare për shkak të rëndësisë strategjike të tubacioneve dhe ndikimit që shpërthimet patën në sigurinë energjetike të Evropës.
Gjykata në Pula pritet të shqyrtojë hapat e mëtejshëm lidhur me kërkesën gjermane për ekstradim.
(Unaza Onlline)



