Albin Kurti në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

spot_imgspot_img

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork  të SHBA-së ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Zyra e kryeministrit thotë se Kurti do të takohet me “liderë botërorë” dhe se qëllimi i takimeve do të jetë forcimi i vlerave dhe interesave të Kosovës.

“Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit në Amerikë,  Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img