Aksident me fatalitet, humbin jetën dy persona

spot_imgspot_img

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem.

Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img