Abdixhiku del me njoftim: Ne si LDK takohemi vetëm me Albin Kurtin

spot_imgspot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Abdixhiku ka thënë se Haxhiu është deputete dhe se LDK-ja nuk do të zhvillojë takim me të në këtë format.

Sipas tij, për çështjet politike dhe tejkalimin e ngërçit institucional, LDK-ja është e gatshme të takohet vetëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Refuzimi i ftesës vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e presidentit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img