Avokati Besnik R. Berisha ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por sipas tij, nuk mund të thuhet se problemet në procesin gjyqësor kanë ardhur për shkak të mungesës së fondeve.
Berisha ka deklaruar se Qeveria mund të ketë bërë më shumë në aspektin e deklaratave publike, takimeve dhe kërkesave për monitorim të procesit, por ka theksuar se ndërhyrja te gjyqtarët apo prokurorët do të ishte e papranueshme dhe do të mund të dëmtonte pozitën e të akuzuarve.
“Qeveria e Kosovës ka mund të trumbutojë me deklarata televizive më shumë, ka mundur të bëjë edhe në ndonjë takim aty këtu me njerëz që ka mundur t’ju kërkojë vëzhgim, monitorim dhe eventualisht lobim. Por, kushdo pushtetar i Kosovës që do ta merrte guximin dhe do t’i thoshte një gjyqtari ose prokurori të cilit do vend normal se ne presim që ju të vendosni kështu, ne ju themi që duhet të vendosni kështu, përveç se do të indiskriminohej do zhvlerësohej, e besa pozita e të akuzuarve do të keqsohej”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për mbrojtjen e të akuzuarve, ndërsa ka përmendur edhe kontributet e familjeve, vetë të akuzuarve, miqve dhe fondeve të tjera.
“Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete, nuk dua t’ju hyj në hak jo atyre, se paratë nuk janë të tyre, nuk janë shpenzu shuma të vogla në mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Për besë, edhe të kishin qenë brenda për brenda Uashingtonit, kostoja do të ishte edhe më e lirë, kanë pagu edhe familjet kanë edhe të akuzuarit, kanë paguar edhe të miq e dashamirë, e kanë kontribuntu edhe fonde të tjera”, është shprehur ai.
Berisha ka thënë se nuk beson se procesi ka shkuar keq për shkak të mungesës së fondeve, duke shtuar se nuk është në dijeni që Qeveria të ketë qenë e gatshme t’u thoshte mbrojtjeve se “gjithçka që ju duhet, këtu na keni”.
“Por unë nuk besoj që gjërat kanë shku keq përshkak se s’kanë pasë fonde. Kushdo që mendon përshkak se Qeveria e Kosovës ka vendos me mos me dhënë mjete më shumë ose mjete pakufi, unë e besoj se e ka gabim. Nuk di që Qeveria ka qenë e gatshme që gjithçka ju duhet këtu na keni, në çdo kompozicion të Qeverisë, ndryshe përshirë, LDK, PDK, AAK, NISMA, jam i bindur se do të kishte checkbongo”, ka deklaruar Berisha.
(Unaza Online)



