Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën, më 5 tetor, në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Nisma mori mbështetjen e 91 deputetëve, duke kaluar kështu fazën e parë parlamentare. Megjithatë, përpjekja për ta proceduar me urgjencë edhe leximin e dytë nuk mori mbështetjen e nevojshme.
Çështja u shndërrua në pikën kryesore të përplasjes politike mes partive. PDK-ja insistoi që ndryshimet të votohen sa më shpejt, ndërsa LVV-ja kërkoi që procesi të lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Sipas ndryshimeve të propozuara, synohet ndër të tjera rishikimi i disa kompetencave të Dhomave të Specializuara dhe ndryshimi i dispozitave që lidhen me dënimet dhe trajtimin e rasteve jashtë juridiksionit të kësaj gjykate.
(Unaza Online)



