Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen.
Në postimin e tij, Kurti shkruan se takimi është zhvilluar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkruan Kurti.
Sipas kryeministrit kosovar, gjatë takimit ai e ka falënderuar Trump për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Atlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti në postimin e tij.
(Unaza Online)



