Clark: Mjaft më, Gjykata Speciale të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

spot_imgspot_img

“Asnjëherë nuk më janë treguar prova për atë që mund të kishte bërë Thaçi. Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi. Hashim Thaçi fliste gjermanisht, ai nuk kntrollonte përditë se çfarë ndodhte në luftime. Pas luftës, askush nuk kontrollonte dot se çfarë ndodhte. Pas luftës, mund të ketë pasur të kthyer shqiptarë, që mund të ketë bërë ndonjë gjë nga ajo që iu kishte ndodhur. Shqiptarët e kanë pasur të drejtën e rebelimit.

Por gjykata thoshte se dikush u vra dhe se dikush duhet të merret përgjegjës për këtë vrasje. Kjo ka qenë diviza e gjykatës. Vendimi është ofendues.Në Iran ka njerëz që janë të rebeluar kundër regjimit. Nëse atje prsh njerëzit rebelohen kundër regjimit dhe ka ndonjë vrasje, atëherë dënoheshkan? Kur e thashë këtë në Hagë, atë më ndërprenë dhe nuk e kuptova se përse e bënë këtë“, theksoi ai.

Ish-gjenerali Wesley Clark, ka kërkuar që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

Ai tha se Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, ndërsa theksoi se, sipas tij, Hashim Thaçi është “viktimë” e një procesi të gabuar.

“Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim”, u shpreh Clark.

Ish-gjenerali amerikan tha gjithashtu se kishte kërkuar prova lidhur me akuzat ndaj Thaçit, por sipas tij, nuk kishte parë prova të tilla.

Clark iu referua edhe periudhës së luftës në Kosovë, duke theksuar se në atë kohë, sipas tij, kishte prova për veprime vrastare të Ish-Jugosllavisë dhe se autoritetet kishin ndërmarrë hapa ndaj personave të dyshuar për krime lufte.

Ai theksoi se Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ishte më i drejtë se Gjykata Speciale, pasi sipas tij, vendimet e saj bazoheshin në prova reale.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img