Shoqëria civile thirrje partive: Zgjidheni Presidentin deri më 6 tetor

spot_imgspot_img

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në mënyrë që Presidenti/ja i/e Kosovës të zgjidhet deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët, organizatat vlerësojnë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve.

Sipas tyre, dështimi për zgjedhjen e Presidentit/es do të mund të çonte në shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke e futur vendin në një tjetër cikël të pasigurisë dhe ngërçit institucional.

“Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja”, thuhet në deklaratë.

Organizatat nënshkruese theksojnë se Kosova prej dy vitesh është përballur me funksionim të institucioneve në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë, ndërsa një tjetër bllokadë, sipas tyre, do ta thellonte krizën institucionale dhe pasigurinë politike.

Shoqëria civile u ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe opozitës që të tregojnë gatishmëri për kompromis. Nga shumica kërkohet hapje ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake, ndërsa nga partitë opozitare kërkohen propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img