Miratohet buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta

spot_imgspot_img

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar buxhetin për vitin 2027. Buxheti kap vlerën e më shumë se 161 milionë eurove. E një prej projekteve, në vlerë mbi 7 milionë euro, parasheh zgjatjen e sheshit “Xhorxh Bush” deri te Posta.

Kryetari Përparim Rama ka thënë se nga shuma totale, 58 milionë euro janë për investime kapitale e 22 milionë euro janë nga Ligji për Kryeqytetin.

Mjetet e qytetarëve do t’i kthejmë në çerdhe, shkolla, sport, shëndetësi e kulturë dhe përgatitjet për Prishtina 2030. Për buxhetin mund të ketë debat, por duhet të ketë vendim. Të mos mbetemi peng i dallimeve politike. Nuk votojmë për pushtetin, po për qytetarin. Kërkoj votën tuaj që të vazhdojmë punën. Kemi përgjegjësinë ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Të bëhemi bashkë për një Prishtinë më të mirë”, ka thënë Rama në fjalimin e tij.

Kundër dolën asamblistët e Vetëvendosjes. Gëzim Sveçla, kryetar i asamblistëve të VV-së, ka thënë se “buxheti nuk është për qytetarin, por pak për LDK-në dhe pak për PDK-në”.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img