Gjini: Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve

spot_imgspot_img

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se Kosova duhet të përballet më fuqishëm me narrativat që, sipas tij, janë ndërtuar nga Serbia për ta dëmtuar imazhin e Kosovës në botë.

Gjini është ndalur edhe te akuzat për trafikim organesh.

“Akuzat për Shtëpinë e Verdhë dhe për trafikim të organeve janë prodhuar në Serbi. Qysh janë gjetur ato kanale me mbërri deri në Këshill të Evropës përmes një senatori, përmes Dick Martyt, ne nuk mundemi me ditë tash sonte dhe me folë për këtë punë, po kanë depërtuar deri në atë nivel sa me u bë temë”, tha Gjini.

Ai deklaroi se Kosova, sipas tij, nuk ka reaguar mjaftueshëm ndaj këtyre pretendimeve dhe u shpreh se “kemi dështuar me tregu që gjasat reale janë që Serbia vetë ka bërë trafikim të organeve “.

“Ne, për shembull, kemi dështuar me tregu që gjasat reale janë që Serbia vetë ka bërë trafikim të organeve edhe e ka përdorë të njëjtën gjë me na akuzu neve. Në fjalën time më 12 shtator e kam përmendë, që poshtërsia më e madhe është me i akuzu të tjerët për atë që e ke bërë vetë”.

“Ne tash e dimë që në Serbi janë marrë shumë pengje, shumë trupa nëpër frigoriferë, trupat e shqiptarëve të Kosovës. Këto gjëra ka qenë dashur me i pa edhe me thënë: Ndal, gjasat janë që ju e keni bër’. S’kemi për momentin fakte, po një ditë kanë me dalë”, deklaroi Gjini.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img