Inteligjenca artificiale rrezikon zhdukjen e njerëzimit. Ky ishte titulli i komunikatës së lëshuar dhe firmosur nga 350 shkencëtarë dhe inxhinierë të fushës së AI. Ekspertët më të mëdhenj të sektorit teknologjik janë thellësisht të shqetësuar për rreziqet e lidhura me zhvillimin e mëtejshëm dhe pa limite të makinave, dhe alarmi i hedhur nuk lidhet me humbjen e vendeve të punës, me shpifje, por shkon deri tek zhdukja e species sonë në kohëra të shkurtra.
Ndër firmëtarët e komunikatës janë emrat më të spikatur të kompanive kryesore që sundojnë sektorin e teknologjisë në nivel global, duke nisur nga Sam Altman, drejtor ekzekutiv i OpenAI, Demis Hassabis, me të njëjtin rol në Google DeepMind dhe Dario Amodei, në krye të startup-it të AI Anthropic.
Ndërkohë vijon të mbajë po të njëjtin qëndrim, sikurse që në nisje të krijimit të AI, shkencëtari Geoffrey Hinton, fitues i Nobel Prize, i njohur për punën e tij në rrjetet nervore artificiale, gjë që i dha atij titullin “Kumbari i IA-së”, bashkë me Yoshua Bengio.
Apeli është lëshuar në një klimë të tejmbushur me shqetësim për avancimin e shpejtë të disa tipeve të AI, dhe ajo çka frikëson është zhvillimi i mëtejshëm pa rregulla i software-it të përdorur dhe konkurrenca mes chatbot-eve ta çojë AI të ndërhyjë në konkurrencë të pandershme, propagandë, duke krijuar kaos nëpër institucione dhe të ndikojë në shpërbërje të shoqërisë.
(Unaza Online)



