Të premten, Kosova do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ndërsa në disa pjesë mundësi për ndonjë rigë shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
Gjatë ditës së premte, Shqipëria do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell. Në orët e mesditës dhe pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, veçanërisht në zonat malore.
Në këto rajone nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe me intensitet të dobët, kryesisht në formën e pikave të shiut. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht e thatë, me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.
- (Unaza Online)



