Të mërkurën, Kosova do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 12°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.
Gjatë ditës së mërkurë, Shqipëria do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Pjesa më e madhe e territorit do të ketë intervale me diell, ndërsa vranësirat do të shtohen gradualisht, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.
Në orët e mesditës dhe pasdites, zhvillimi i vranësirave do të favorizojë shfaqjen e reshjeve të shiut në disa prej këtyre zonave. Reshjet pritet të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar dhe lokalisht mund të jenë më të theksuara.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
(Unaza Online)



