Moti të martën në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa në disa zona të vendit priten edhe riga shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 21°C gjatë pasdites.
Moti gjatë së martës në Shqipëri do të jetë kryesisht i paqëndrueshëm, me kthjellime që do të alternohen me vranësira, të cilat në disa momente do të jenë më të dendura.
Në lindje dhe në jug të vendit, sidomos në zonat kodrinore e malore, priten reshje të herëpashershme dhe lokale shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites mund të ketë edhe shtrëngata të izoluara.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
(Unaza Online)



