Haxhiu e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

spot_imgspot_img

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re.

Kurti tash pritet të nisë procedurat për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img