Një zbulim arkeologjik në Turqi po hap një tjetër kapitull misterioz mbi qytetërimet që jetuan mijëra vite përpara shkrimit.
Në Karahan Tepe, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Anadollit, studiuesit kanë zbuluar një skulpturë neolitike që paraqet një figurë njerëzore mbi një leopard. Objekti është rreth 11 mijë vjet i vjetër dhe është afërsisht 70 centimetra i lartë.
Problemi është se arkeologët ende nuk e dinë me siguri çfarë kuptimi kishte kjo skulpturë.
A ishte një figurë fetare? Një simbol i pushtetit? Një personazh mitologjik? Apo pjesë e një rituali që sot nuk mund ta rikonstruktojmë?
Pikërisht mungesa e shkrimit nga ajo periudhë e bën zbulimin edhe më intrigues.
Një tjetër histori misterioze vjen nga Irlanda, ku studiuesit po përpiqen të lokalizojnë një varr masiv që besohet se lidhet me mijëra ushtarë të vrarë në Betejën e Aughrim në vitin 1691. Studiuesit po përdorin dronë, LiDAR dhe imazhe multispektrale për të identifikuar vendndodhjen para se të kërkojnë leje për gërmime.
(Unaza Online)



