Librat e përdorur vazhdojnë të shiten me çmime deri në 60 euro

spot_imgspot_img

Pavarësisht subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, librat e përdorur vazhdojnë të shiten në rrjetet sociale, me çmime nga 20 deri në 60 euro.

Në njoftimet e prindërve, librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën ofrohen në varësi të klasës dhe gjendjes së tyre, ndërsa interesimi për blerje nuk mungon.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se kjo problematikë është shfaqur që nga fillimi i subvencionimit të drejtpërdrejtë për prindërit.

Edhe drejtori i SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Braha, thotë se librat e klasave të ulëta shpesh bëhen të papërdorshëm pasi plotësohen nga nxënësit.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se sa libra të përdorur përfundojnë te nxënësit e tjerë dhe sa nga subvencionet përdoren për blerjen e teksteve të reja.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img