Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të shfaqet në Times Square

spot_imgspot_img

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shfaqet të hënën, më 7 shtator, në Times Square të Manhattanit.

Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, do të mbajë mesazhin “Liri për Çlirimtarët” dhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas njoftimit, përmbajtja do të shfaqet përgjatë 24 orëve në një nga zonat më të frekuentuara të New Yorkut.

Mesazhi do të transmetohet çdo orë, me një kohëzgjatje prej 15 deri në 30 sekonda.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img